U hodh në det në momentin e shpërthimit, gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i portit

353
Sigal

Një burrë që u hodh në det kur ndodhi shpërthimi shkatërrues në Beirut, është gjetur i gjallë pas 30 orësh.Punëtori i Portit të Beirutit, Amin al-Zahed, fotografia e të cilit ishte postuar në një faqe në Instagram kushtuar gjetjes së njerëzve të zhdukur, u gjet në Detin Mesdhe, 30 orë pas shpërthimit që tronditi qytetin. Një fotografi e postuar në mediat sociale tregon një anëtar të një ekipi shpëtimi që mban një burrë të mbuluar me gjak, i cili thuhet se është al-Zahed, në kuvertën e një anijeje.

Punëtori i portit u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë që gjendja e tij dhe se si ai arriti të mbijetojë, aktualisht nuk dihet.Menjëherë pas shpërthimit, u krijua një faqe në Instagram për të ndihmuar në gjetjen e gjetjen e personave të zhdukur pas shpërthimit, e cila tregon qindra njerëz, familjet e të cilëve nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tyre.