Slloveni/ Kapen 730 kg heroinë, qeni zbulon sasinë rekord të drogës

444
Sigal

Në portin Kopër në Slloveni, policia dhe doganierët kapën 730 kilogramë heroinë, e cila është sasia më e lartë e heroinës së sekuestruar në historinë e vendit.

Sasia e sekuestruar, vlerësohet deri në 87 milionë euro në vlerë rrugë.

Prania e drogës në ngarkesën e një kompanie në Budapest, u vlerësua si e dyshimtë pas skanimit dhe u zbulua nga një qen policie.

Policia gjeti 1.421 pako me heroinë ose 730 kilogramë, që është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Slloveni.

Pas sekuestrimit të ngarkesës, autoritetet sllovene njoftuan homologët e tyre hungarezë dhe më pas u zbulua se një grup kriminal nga Hungaria, kishte organizuar transportimin e drogës nga Irani, e cila ishte e destinuar për një kompani hungareze.