Skandali në Itali, familja qeth tullace vajzën se nuk vesh vellon islamike

482
Po shkakton një debat të madh mediatik në Itali rasti i një adoleshenteje 14 vjeçare e cila është qethur tullace nga familja e saj me origjinë nga Bangladeshi pasi refuzoi të veshë vellon islamike.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Bolonjës ku një 14 vjecare detyrohej nga familja të shkonte në shkollë më kokë të mbuluar. Por sapo dilte nga muret e banesës ajo e hiqte vellon islamike e për këtë gjest familja e dënoi duke e qethur zero.

Kanë qënë mësuesit e shkollës së mesme, të cilët pasi kanë dëgjuar ankesën e nxënëses së tyre kanë denoncuar rastin në policinë e Bolonjës.

Autoritetet vendore për mbrojtjen e të drejtave të të miturve kanë marrë vendimin që 14 vjecarja të largohet nga familja së bashku me motrat e saj, duke iu besuar një komuniteti mbrojtës.

Ndaj këtij rasti ka reaguar dhe komuniteti mysliman i qytetit të Bolonjës, që me anë të koordinatorit Yassine Lafram kanë deklaruar “se nuk ka asgjë fetare në një gjest të këti lloji. Për traditën myslimane , çdo formë dedikimi ndaj besimit që nga argjërimi e deri tek pelegrinazhi në Mekë është një zgjedhje e lirë e cdo besimtari e jo një detyrim. Në rastin në fjalë nuk ka asgjë fetare , por një kod kulturor familjar të gabuar.”

Ndërsa Kryetari i Gjykatës së minorenëve në qytetin e Bolonjës, Giuseppe Spadaro është shprehur “para së gjithash duhet të impenjohemi të gjithë si shoqëri për të mbrojtur të drejtat e të miturve, Por duhet dhe të kemi kujdes mos të istrumentalizojmë rastin pasi ka prindër italianë që keqtrajtojnë fëmijët.”
Sigal