Eva Kaili, eurodeputetja e e akuzuar për Qatar-Gate u lirua nga burgu të mërkurën pas më shumë se katër muajsh burg. Eurodeputetja tani do të vendoset në arrest shtëpiak me një byzylyk elektronik, konfirmoi për Euroneës avokati i saj, Sven Meri.
44-vjeçarja Kaili u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun e Harenit, në periferi të Brukselit, në kuadër të paraburgimit.
Arrestimi i saj shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Brukselin dhe nxori në dritë një hetim mbi një skemë që përfshin shuma “të mëdha” parash dhe dhurata “të rëndësishme” që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimet e BE-së për dy këto vende.
Si pjesë e rastit, policia belge sekuestroi më shumë se 1.5 milionë euro para të gatshme pas kontrolleve në shtëpi dhe zyra.