Si nëpër filma! Grabiten shifra ari me vlerë 22 mln dollarë në aeroportin e Torontos

99
Sigal

Grabitje si nëpër filma ka ndodhur në aeroportin Pearson në Toronto të Kanadasë. Mediat e huaja raportojnë se janë vjedhur shufra ari dhe sende të tjera me vlerë mbi 22 milionë dollarë.

Ngarkesa e çmuar u mor nga një kargo, e cila ndodhej në një zonë të mbrojtur të aeroportit. “Është një ngjarje shumë e veçantë”, thonë hetuesit që po hetojnë rastin dhe të cilët tashmë kanë në dorë emrat e të dyshuarve të mundshëm.

Sipas gazetës kanadeze Toronto Sun, policia po synon një bandë lokale dhe një grup kriminelësh që veprojnë në të gjithë rajonin. Nuk është hera e parë që një ngarkesë kaq e çmuar vidhet nga një zonë aeroporti.