Shqiptarja kapet ‘mat’ me rolex “85 mijë euro-sh”, tentoi ta shkëmbente në argjendari, rezulton e vjedhur nga “Panterat Rozë”

193
Sigal

Policia greke ka sekuestruar nje ore Rolex me vlerë 85.000 euro. Ora rezulton e vjedhur në 13 nëntor të vitit 2017 ne Kopenhagen të Danimarkës pas grabitjes së nje argjendarie nga “Panterat rozë”. Gjithçka nisi pas denoncimit te dyqanit zyrtar te Rolex në Athinë, ku aty ishte paraqitur një shtetase shqiptare me një orë Rolex prej floriri. Në bashkepunim me Europol dhe autoritetet daneze, u arrit të identifikohej ora që është pjesë e një koleksioni prej 50 orash Rolex të grabitura nga 3 persona ne Danimarkë nen kercenimin e armëve dhe sprajtit të piperit. Ora iu dorëzua autoriteteve daneze ndërsa hetimet vijojne nga policia greke.