“Shkatërrohet” rrjeti i trafikut të drogës në Itali, arrestohen 4 shqiptarë dhe 18 italianë (Detaje)

24
Sigal

Policia italiane ka zbërthyer një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të drogës duke vendosur në pranga katër shqiptarë. Nga operacioni u arrestuan edhe 18 italianë ndërsa janë sekuestruar 20 kilogramë mariuajnë. Të arrestuarit janë të moshave 30 deri në 40 vjeç, ku vetëm tre prej tyre janë lënë në arrest shtëpie ndërsa pjesa tjetër janë lënë në burg.

Sipas policisë dhe hetuesve italianë rrjeti i trafikut të drogës me qendër në Bolonjë dhe në Caserta funksiononte si një sipërmarrje tregtare, duke paguar “rrogat” për bashkëpunëtorët dhe korrierët e drogës.

Herë pas herë banda e trafikut të drogës ndryshonte furnizuesit, duke filluar të përdorte shqiptarët për të gjetur drogën me çmime më të ulëta dhe duke planifikuar të transferonte të gjithë rrjetin në zonën e Bolonjës.

Një pjesë e drogës së sekuestruar u gjet në shtëpinë e një prej banorëve të Caserta-s.

“Hetimet nisën nga një dyqani i vogël. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë rrugët dhe sheshet ku kryhen këto aktivitete, të cilat sjellin edhe shqetësime të ndryshme për familjet”, ka thënë drejtuesit e policisë italiane.