Pas takimit me kreun e BDI, Haradinaj: Ali Ahmeti, lider i shqiptarëve të Maqedonisë

518
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, të cilin edhe e ka quajtur lider të shqiptarëve në Maqedoni.

Me Ahmetin, Haradinaj thotë se kanë biseduar shumë tema që kërkojnë zgjidhje.

“Pata kënaqësinë të pres në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmetin, me të cilin bashkëbiseduam për shumë tema të rëndësishme për të dyja vendet. U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh”, ka shkruar ai.

Sipas tij, raportet e mira ndër fqinjësore, janë garancë e paqes në rajon.

Më pas, kreu i BDI është takuar me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.