Shifra alarmante, mbi 100,000 të zhdukur në Meksikë

139
Sigal

Meksika zyrtarisht ka regjistruar mbi 100,000 persona të humbur dhe të zhdukur, duke u mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Personave të Zhdukur të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Që nga viti 1964 e deri më sot, vendi ka regjistruar më shumë 100,023 persona të zhdukur, prej të cilëve mbi 24,700 prej janë femra, dhe më shumë se 74,700 janë meshkuj, e fatkeqësisht gjinia e 516 të tjerëve nuk dihet.

Vetëm në dy vitet e fundit ky numër ka arritur shifrën e mbi 20,000 personave të zhdukur, sipas të dhënave nga Ministria, shifër kjo e cila ka ngritur edhe më shumë zërat për një sistem më të mirë në agjencinë për kërkim dhe shpëtim, përcjell Telegrafi.

Vetëm në 35 prej rasteve janë dënuar kryerësit e veprave, tha Komisioneria e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet në një deklaratë të lëshuar të martën.

“Nuk duhet të kursehet asnjë përpjekje që t’u japim fund shkeljeve dhe abuzimeve të drejtave të njeriut. E vërteta për ta duhet të dalë në pah”, shtoi tutje Bachelet.