Sekuestrohen 65 kg marijuanë në Kostur, arrestohen pesë shqiptarë dhe një greke

150
Sigal

Sekuestrohen mbi 65 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Sipas burimeve zyrtare, droga u kap në Kostur. Në pranga kanë rënë pesë shqiptarë të moshave 29-33 vjeç dhe një shtetase greke 32 vjeçe.

Konkretisht në një mjet që drejtohej nga një shqiptar 29 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 4 çanta që përmbanin 62 pako me 63 kg 850 gram marijuanë, 1 kg 441 gram hashash e llojit çokollatë, 168 gram vaj hashashi.

Pranë vendit të ngjarjes u ndaluan edhe dy mjete të tjera ku ndodheshin 4 shqiptarë dhe shtetasja greke që shërbenin për kontrollin e rrugës.
Në banesën e shqiptarit 29 vjeç në Kilkis, u gjetën dhe sekuestruan edhe 200 gram marijuanë. U sekuestruan në total edhe 3 automjetet, 9 celularë me 9 karta SIM dhe 1300 euro.