Një sherr mes pesë personash ka ndodhur sot në mesditë në Prishtinë.
Sipas mediave kosovare, shkak i sherrit është bërë një mosmarrëveshje për një shumë parash.
Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të lënduar disa prej tyre.
Tre persona u arrestuan, ndërsa dy të tjerë u lanë të lirë pasi dhanë dëshminë e tyre në polici.






















