Sigal

Një polic u vra dhe 6 të tjerë u plagosën në Shtetet e Bashkuara nga një shkëmbim zjarri me një person  që kishte marrë peng disa fëmijë.

Ngjarja ndodhi në qytetin Florens të Karolinës së Jugut. Pengmarrësi mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit.

Ai u dorëzua pas 2 orësh rrethimi policor dhe u dërgua në spital.

Motive e ngjarjes janë ende të paqarta.