SHBA , përplaset autobuzi me turistë italianë, 3 të vdekur e 13 të plagosur

548
Një autobus me turistë italianë është përplasur me një kamion në Pensilvani, SHBA ditën e sotme më 3 maj.
Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur, në mes të cilëve shoferi, ndërsa 13 të tjerë janë transportuar në spital. Katër prej pasagjerëve janë në gjëndje kritike.
Ngjarja ndodhi 120 km larg qytetit të Nju Jorkut. Udhëtimi u organizua nga agjencia italiane Viaggidea, e specializuar për udhëtime në SHBA dhe Kanada.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 10 të mëngjesit, shkruan TGCom24.
Disa dëshmitarë thanë se kishin dëgjuar britmat e forta të njerëzve pas përplasjes.
Sipas agjencisë amerikane të lajmeve, NBC, aeroporti rajonal i Pensilvanisë ka pezulluar fluturimet për t’i ardhur në ndihmë nëpërmjet transportit ajor të lënduarve.
Sigal