Veliaj në njësinë nr.1: “Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie që merret edhe me gjërat e vogla

583
”Hapja e një çerdheje dhe kopshti, ndërtimi i një shkolle, rikonstruksion të rrugëve, hapja etregjeve të reja sipas standardeve, çlirimi i hapësirave publike dhe krijimi i këndeve të lojëraveështë oferta e kandidatit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, për banorët e Njësisë 1.Në një takim të zhvilluar pasditen e sotme në zonën e Shkozës, kandidati Veliaj, ku ishte ipranishëm dhe ministri Ditmir Bushati, vlerësoi se në këtë njësi janë identifikuar plot 357probleme.“Në këto 4 vjet janë shkaktuar 357 probleme. Ata u tallën sërish dje duke thënë: pse kryetari ibashkisë do merret me pusetat e plehrat? Me kë tallen këta? Kjo është puna e kryetarit tëBashkisë. Këtë lagje, ashtu si gjithë lagjet e Tiranës, e shqetëson çdo ditë ky problem i vogël qësa herë del nga shtëpia gjen plehra aty, që sa shkon në punë të bie këmba në baltë”, deklaroiVeliaj. Ai tha se “është në këtë garë, me këtë koalicion, që të merret me problemet e vogla tëkësaj lagje që shkaktojnë dhimbje të madhe koke për çdo qytetar”.Duke theksuar se këto janë probleme të cilat diskutohen në çdo familje, kandidati i majtë solli nëvëmendje se në këtë zonë ka probleme me degradimin e infrastrukturës, hapësirat argëtuese dherekreative, si dhe godinat arsimore. “Infrastruktura ka qenë një problematikat më të theksuara tëNjësisë. Ne kemi identifikuar 26 hapësira parkimi abuzive. Kjo është anormale. Me votën e 21qershorit ne do çlirojmë 26 hapësira parkimi abuzive nga Njësia nr. 1. Ne kemi hedhur në hartë27 hapësira publike që janë uzurpuar, jo për parkim, por për veprimtari të tjera. Kush do votojëdrejtimin e duhur në datën 21 qershor po voton që hapësirat t’i kthehen publikut”, deklaroiVeliaj.Një tjetër çështje të konsideruar të rëndësishme për kandidatin e majtë është transporti publik.Sipas tij, për të gjithë ata që tek autotraktorët duhet të marrin autobusin për të ardhur në Tiranë edinë fare mirë që as oraret nuk respektohen dhe as cilësia nuk respektohet. “Ne do t’irithemelojmë linjat e autobusëve për të siguruar se qytetarët nuk ndahen në disa të nënës dhe disatë njerkës”, deklaroi ai.

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës premtoi zhbllokimin e dy objektevearsimore dhe ndërtimin e një shkolle të re për të përballuar fluksin që ka në shkollat ekzistuese tëNjësisë nr.1. Ai shprehu shqetësimin se një çerdhe dhe një kopësht janë bllokuar nga Bashkia eTiranës në zonën e banesave sociale, të cilat nuk vihen në funksion. “Çerdhja dhe kopshti do tëzhbllokohen që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak. Në shkollën 9-vjeçare “1 Maji”,zotimi im është që ky të jetë viti i parë kur të jetë me ngrohje. Kjo shkollë nuk mjafton, ndajurbanistët tanë kanë menduar që të ndërtojmë një shkollë të re në Njësinë 1, në zonën eKryegjyshatës, duke i dhënë fund mësimit me dy turne dhe uljes katër veta në bankë”, premtoiVeliaj.Më tej, ai tha se në këtë njësi ka 67 probleme dhe potenciale të hartuara për sa i përkethapësirave argëtuese. Sipas tij, përmes votës së 21 qershorit do të votohet çlirimi i hapësirave përkënde lojërash. Kandidati i majtë kundërshtoi propozimin e Partisë Demokratike për të kthyersheshin “Ali Demi” në sheshin “Çamëria”. “Këta duke lënë pushtetin, thonë edhe budallallëqe.Këta thonë ne e kemi sheshin “Çamëria”, pse e premton? Këta thonë të heqim emrin “Ali Demi”,që sigurisht është një hero, edhe të vendosin emrin “Çamëria”. Po këta tallen me komunitetinçam. Oferta jonë për komunitetin çam është që të kenë sheshin e tyre dhe të mos ndërrojnë njëhero për një shesh. “Ali Demi” do të mbetet, por gjithashtu do të kemi një shesh “Çamëria””,sqaroi Veliaj.

Duke prekur çështjet e higjienës dhe pastrimit në Njësinë 1, kandidati i majtë theksoi se janëidentifikuar 15 lokalitete ku ka probleme me kafshët e rrugës, 5 tregje jashtë standardevehigjieno-sanitar, janë dokumentuar 16 hapësira ku nuk pastrohen mbeturinat dhe në total janëidentifikuar 45 probleme me Higjienën e Sigurinë Ushqimore. “Ne kemi marrë përsipër që mevotën e zgjedhjeve të 21 qershorit të mbyllim tregjet që janë jashtë standardeve. Në vend të tyretë krijojmë tregje të reja me standarde ku shërbehet me higjienë dhe ku nuk rrezikohet jeta easnjë njeriu”, nënvizoi Veliaj.Krahas projekteve lokale, ai theksoi se kjo zonë do të përfitojë edhe nga projektet e mëdha që dotë prekin zonën. Kandidati i majtë solli në vendimin projektin e ndërtimit të unazave që do tësjellë çlirimin e trafikut dhe projektin e “Shkollat si qendër komunitare” që do të sjellë hapjen eshkollave në përdorim të fëmijëve dhe të rinjve. Ndërsa shprehu shqetësimin për situatën e krijuar, kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë eTiranës theksoi se kryebashkiaku aktual Lulzim Basha nuk gjen kohë për gjërat që duhen bërë,por për t’i dhënë vetes një leje e gjen atë. “Ne shqiptarët nuk ndërtojmë pa leje, ndërkohë që sotkemi një kryetar bashkie që i jep leje vetes së vet dhe një kandidat për kryetar që ka zënëgjysmën e lagjes me klinikën pa leje. Si kërkojnë këta, dolën sot ata të bashkisë dhe thanëLulzim Basha është i barabartë si gjithë qytetarët e tjerë dhe si gjithë qytetarët do marrë dhe kyleje. Tani më thoni: Cili është ai qytetar që ka marrë leje të ndërtojë një kat të 13?”, deklaroiVeliaj. Ndaj, ai kërkoi nga qytetarët që të mos gënjehen. “Janë të njëjtët ujqër të SHQUP-it, veshinjelekun e deles për fushatë, kanë marrë dhe nja dy të huaj që ju thonë, mos e nxirrni Saliun përfushatë, mos e nxirrni Shkëlzenin në fushatë, Luli mos të vijë fare në Tiranë se humbasim vota.Imagjino ku janë katandisur, nuk vijnë dot në Tiranë se i shtyjnë njerëzit e nuk u jep njeri njëvotë, dhe u thonë ikni nga keni ardhur se Tirana do shkojë në drejtimin e duhur”, theksoikandidati i majtë.
Sigal