SHBA, paketa anti covid 890 miliard dollarë refuzohet nga Presidenti / Trump : “E turpshme! Nuk ka të bëjë me Covid”.

266
Sigal

Presidenti Trump ka kërcënuar se nuk do nënshkruajë paketën e koronavirusit prej 892 miliardë dollarë, nëse nuk rritet sasia e parasë që do jepet direkt tek individët dhe eliminohen shpenzimet e panevojshme. Trump tha në një video në twitter se paketa është ndryshe nga ajo që pritej dhe se është e turpshme të quhet paketë kundër Covid.

“Gjatë verës, demokratët bllokuan mizorisht paketën e ndihmave të Covid, për të avancuar me axhendën e majtë. Pak muaj më vonë, Kongresi nisi negociatat për paketën që duhej urgjent për amerikanët. Kjo zgjati përgjithmonë.  Megjithatë, paketa që po planifikojnë të më sjellin mua në tryezë, është shumë ndryshe nga ç’pritej.  Është e turpshme. Përveç 5000 faqe të këtij ligji, që askush se ka lexuar në kongres, quhet paketa e Covid dhe realisht nuk ka të bëjë fare me Covid.”

Lexo edhe : SHBA / Banorët befasohen nga ajo që u shfaq në qiell (Video)

Kongresi miratoi në nisje të Javës 892 miliardë dollarë stimuj të koronavirusit, për të shpëtuar ekonominë e “dërrmuar” nga pandemia, ndërkohë që mban edhe qeverinë federale të financuar. Pas disa ditësh të negociatave të vështira, të dy dhomat në Kongres kanë ndenjur deri natën vonë për të kaluar paketën, me vlerë prej rreth 2.3 trilionë dollarë, që përfshin edhe shpenzime për pjesën e mbetur të vitit fiskal. Dhoma e Përfaqësuesve, e drejtuar nga demokratët, e miratoi fillimisht, duke u ndjekur pak orë më vonë nga Senati me 92 pro dhe 6 kundër.

Lexo edhe : U paralajmërua për heqje nga detyra për shkak se kritikoi sistemin / Mjeku i njohur sqaron publikun

Stimujt e  lidhura me koronavirusin, përfshijnë një pagesë direkte prej 600 dollarë ndaj shumicës së amerikanëve, si dhe pagesa shtesë ndaj miliona njerëzve që kanë humbur punën gjatë pandemisë.  Përfitimet aktuale nga pandemia, të miratuara në valën e parë,  skadojnë ditën e Shtunë. Paketa e stimujve, e para që miratohet nga Kongresi që prej muajit Prill, vjen ndërkohë që pandemia ka marrë vrull në SHBA, duke infektuar mbi 214,000 njerëz në ditë.  Paketa, e gjatë 5,593 faqe, përfshin gjithashtu 1.4 trilionë dollarë në disa programe federale deri në fund të vitit fiskal në Shtator.  Kjo është gjithashtu vepra përfundimtare e madhe e Kongresit të 116-të që ndërron më 3 janar.