Video/ Ilir Vrenozi thirrje Ramës: Çmimet po ngrihen përditë, mbro popullin tënd o ‘Rilindas’!

325
Sigal

Ilir Vrenozi i ka bërë thirrje Kryeminstrit Edi Rama që të mobilizojë strukturat për mbrojtjen e konsumatorit. Ai shprehet se ka tre ditë çmimet po ngrihen përditë. Ndërkohë edhe INSTAT raportoi se Shqipëria, e pesta me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë për nëntorin, nga shtrenjtimi i frutave dhe perimeve.

“Edi Rama! Ka tre ditë çmimet po ngrihen përditë, kush e mbron popullin e shkretë…
Ku i ke strukturat për mbrojtjen e konsumatorit…
Pra tre ditësh :
Veza 120 lekë kokrra sot 140 lekë
Patatja nga 3 kile 1 mijë lek, sot në 500 lek kilja,
Edhe qepa nga 3 kile 1 mijë lekë, sot ne 500 lek kilja… le të tjerat pastaj…
Mbro popullin tënd o Rilindas!”, –shkruan Ilir Vrenozi.