SHBA/ Një person i vë flakën vetes, humb jetën në spital

456
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një person i ka vënë flakën vetes.

Personi, ende i paidentifikuar, u lye me lëndë djegëse në parkun Ellipse në qendër të Washingtonit dhe më pas i vuri asaj flakën duke alarmuar policinë, e cila u përpoq të ndërhynte në kohë.

Pamjet e ngjarjes u përhapën me shpjetësi në internet, ndërsa aty ndodheshin edhe shumë turistë, pasi vendi ku ndodhi ngjarja është një prej zonave më të frekuentuara për shkak të rëndësisë së saj.

Pavarësisht ndërhyrjes së Shërbimit Sekret Amerikan, i cili vuri në dispozicion një zjarrëfikëse, pasojat e rënda të kësaj ngjarjeje nuk mund të parandaloheshin.

Burri ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda në pjesën më të madhe të trupit. Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.