Robben e zbulon: Kam 4 opsione për të ardhmen!

583
Sigal

Arjen Robben ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën pas largimit nga Bayern Munich.

Janë 4 opsionet për të ardhmen e 35-vjeçarit holandez, siç e ka zbuluar dhe vetë Robben në një intervistë për mediat.

“Kam ndarë gjithçka në 4 kategori”, është shprehur fillimisht Robben.

“Mund të vendos të shkoj jashtë Europe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Japoni, mund edhe të qëndroj në Europë për të luajtur në një skuadër të madhe por mund të rikthehem edhe në Holandë”, deklaroi Arjen Robben.