SHBA: Iraku të tregoj përkushtim në luftën kundër ISIS

459
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë së Irakut për “përkushtim më të madh” në luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (ISIS). Sekretari amerikan imbrojtjes, Ashton Carter, gjatë një dëgjimi të djeshëmm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara tha se ushtria amerikane kishte shpresuar për t’i stërvitur 24 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut, deri këtë vjeshtë, por deri tash janë rekrutuar vetëm 9 mijë irakianë.
“Ne thjesht nuk kemi mjaft rekrutë”, tha Ashton Carter, dhe ka shtuar se “derisa Shtetet e Bshkuara janë të hapura për ta mbështetur më tepër Irakun, se sa që këtë e bëjmë tash, ne duhet të shohim përkushtim më të madh nga të gjitha pjesët e qeverisë së Irakut”.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë shpallur se do t’i dërgojnë 450 pjesëtarë të ushtrisë në një bazë të re në provincën perëndimore Anbar në Irak, kryesisht, për këshillimin e irakianëve për planifikim dhe ekzekutim të kundërofensivës ndaj luftëtarëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (ISIS).
Sigal