Përplasen militantët e PS dhe PD në Kombinat, para takimit të Halim Kosovës

418
Kur kanë mbetur vetem 3 ditë nga zgjedhjet e 21 qershorit, një tjetër incident elektoral është regjistruar në Kombinat në Kryeqytet mes simpatizantëve të PD dhe PS.
Kanë qenë përgatitjet e një takimi elektoral të kandidatit të djathtë për bashkinë e Tiranës Halim Kosova me banorët e Kombinatit. Ndërsa nga ana tjetër makina me flamuj të PS po lëviznin pikërisht në këtë zonë ku do zhvillohej takimi.
Ka qenë edhe ky momenti kur mes simpatizantëve të dyja forcave politike të kishte edhe përplasje, por ka ndërhyre menjëhere policia për të qetësuar situatën.
Sigal