SHBA/ Gjenden gjallë pas 44 orësh, dy motrat e vogla të zhdukura në pyll

523
Sigal

Dy motra të vogla, 5 dhe 8 vjeçe, që ishin zhdukur për 44 orë pasi kishin dalë shëtitje nëpër pyllin afër shtëpisë së tyre, janë gjetur gjallë në një terren të thyer në Kaliforninë e Veriut.

Një kërkim plot dëshpërim nisi për të gjetur 8-vjeçaren Leia Carrico dhe motrën e soj Caroline, 5 vjeçe, që humbën pasi kishin dalë nga shtëpia e tyre në fshatin Benbow në Kaliforni rreth orës 2:30 të pasdites të premten.

Një shef i zjarrfikësve dhe një zjarrfikës nga departament vullnetar për zjarret i gjetën Leia dhe Carolinë Carrico në një zonë të pyllëzuar 1.4 milje larg shtëpisë së tyre, tha sherifi i kontesë Humboltd, William Honsal.

Vajzat u gjetën shëndoshë e mirë, të palënduara, falë një kursi trajnimi për mbijetesë që ato kishin bërë në një klub për fëmijë.

Në disa foto mallëngjyese tregohen prindërit e tyre duke i përqafuar dhe duke i puthur ndërkohë që përreth janë familjarët dhe miqtë.

Sherifi Honsal tha: Kjo ëhstë plotësisht një mrekulli! Se ky është një territor i thyer, me një mjedis ekstremisht të rrezikshëm. Se si ato kanë qëndruar aty për 44 orë, është një mrekulli.”

Vajzave nuk u ishte dhënë leje nga mamaja e tyre për të dalë për shëtitje bashkë, por ato dolën prapëseprapë.

Policia u lajmërua në orën 18:00 dhe nisi kështu një kërkim i gjërë pasi familja dhe fqinjët nuk arritën t’i gjenin fëmijët.

Në kërkim u përfshinë edhe Rojet Bregdetare, Roja Kombëtare e SHBA, ekipet e zjarrfikësve.

Hetuesit gjetën gjurmë çizmesh të vajzave nëpër zonën e pyllëzuar në afërsi të shtëpisë të vajzave dhe ambalazh biskotash, që i ndihmuan ata për gjurmimin.

Sherifi i kontesë tha se mamaja u kishte blerë të njëjtin lloj biskotash dhe kjo i bëri të besonin se motrat ishin pajisur me ushqime para se të zhdukeshin.

Image

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage