Japoni, ja me çfarë shpërblehesh në qoftë se nuk pi një cigare në vendin e punës

632
Nuk ka asnjë dënim për ata që pinë cigarë por ka çmim për ata që nuk largohen nga tavolina e punës për të pirë një të tillë.
Kjo ështe e reja e fundit e një kompanie marketingu në Japoni. Punonjësit që nuk pinë cigare do të marrin 6 ditë më shumë pushime se ata që pinë. Gjithçka nisi nga një punonjës jo duhanpirës, i cili kishte hedhur një ankesë në kutinë, ku vinin letrat e kompanisë.
Drejtori i kompanisë lexoi letrën dhe vendosi të shpërmblente punonjësit që nuk pinin cigare. Në fakt kush dilte për të pirë një cigare humbiste shumë kohë sepse zyrat e kompanisë ndodheshin në katin e 29-të në Tokio. Kështu çdo punonjës humbiste të paktëm 15 minuta kohë.
Sigal