SHBA/ Edhe tre policë të tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e George Floyd

306
Sigal

Në SHBA vijojnë protestat pas vdekjēs së afro-amerikanit George Floyd, ndërkohë që CNN raporton se veç policit Chauvin, i cili vendosi gjurin mbi qafën e Floyd, do të akuzohen edhe tre policët e tjerë, të cilët po e mbanin të shtrirë në tokë gjatë kësaj ngjarje.

Chauvin akuzohet për vrāsje në shkallën e dytë, ndërsa ish kolegët e tij, do të akuzohen si bashkëpunëtorë në vrāsje të shkallës së dytë.

Fillimisht tre policët nuk u akuzuan lidhur me ngjarjen, por vendimi i prokurorit ka ndryshuar.

Cuavin u shfaq në një video, duke mbajtur gjurin në fytin e afro-amerikanit për nëntë minuta, ndërkohë që kolegët e tij në asnjë rast nuk ndërhynë për ta larguar, edhe pse Floyd herë pas here dëgjohet teksa thotë “nuk marr dot frymë”.

Ngjarja ka shkaktuar protesta të shumta dhe është dashur ndërhyrja e ushtrisë amerikane, për të rikthyer rendin në disa prej qytetave amerikane.