Arta Dade: E befasuar që negociatat zhvillohen në tokë të huaj, si mes Serbisë dhe Kosovës

375
Sigal

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ka cilësuar si të pazakontë faktin që takimi për reformën është mbajtur në një tokë të huaj, duke iu referuar kësisoj rezidencës amerikane. Sipas Dades negociata të tilla në tokë të huaj janë zhvilluar vetëm midis Serbisë dhe Kosovës në Vienë.

“Jam e befasuar që takimi për Reformën është bërë në një tokë të huaj, në rezidencën e Ambasores Amerikane, sepse të tilla negociata janë zhvilluar vetëm mes Serbisë e Kosovës në Vjenë, kam parasysh Ahtisarin, qoftë dhe në Bruksel. Nuk e di pse forcat politike duhet të shkonin në rezidencë.”