SHBA, 25 qytete në shtetrrethim, gazetari tregon detajet: Anarkistët po marrin në dorë gjithçka

266
Sigal

Situata në SHBA duket se po shkon drejt përkeqësimit, ndërsa pas protestave kanë nisur dhe vjedhjet dhe plaçkitjet në biznese. Sipas gazetarit të Fax News Robert Papa, situata po përkeqësohet, dhe po përfitojnë nga kjo grupet anarkiste, të cilat kanë marrë në dorë protestën, ndërkohë që derimë tani policia po tregohet më e vetëpërmbajtur.

Në 25 qytete amerikane protestuesit janë duke sfiduar shtetrrethimin, ndërsa presidenti Trump po paralajmëron që të hyjë me ushtri për të neutralizuar qytetarët.

“Los Anxhelos..Sapo u vodh nje shitore kepucesh. Protestat degjenerojne ne vjedhje. Afrikano-Amerikanet sfidojne shtetrrethimet ne 25 qytete. Cfare ndodh pastaj? Nje urrejtje e akumuluar por grupe anarkistesh dhe te ekstremit te majte marrin peng protestat. Pronaret e shitoreve parkojne ngjitur bizneseve te tyre per te mbrojtur nga vjedhjet. Policet te vetpermbajtur. Presidenti ka paralajmeruar se do nxjerre ushtrine. Karantina ka ndikuar shume.

Padrejtësia dënohet por vjedhjet, djegjet tregojnë tjetër gjë. Nuk është hera e parë..Varfëria dhe gjendja e afrikano-amerikanëve mbetet problem edhe pse shteti harxhon triliona dollarë me programe si wellfare. Por kur ka 3 ose 4 breza në wellfare vritet dëshira për të punuar dhe mbyllja në ciklin e dhunuës dhe kompleksit i të qënit viktimë.

Shumica e Bardhë e kaloi Rubiconin kur në Shtepinë e Bardhë futën Obamën. Afrikano-amerikanët pretendojnë për drejtësi të munguar. Kjo nuk zgjidhet për një jave apo një muaj. Gjakrat do ftohen dhe sponsorit e dhunuesve dhe vjedhësve do ndalin..Vit i mbrapshtë. Biznesi i kërcënuar nga Covidi tashmë nën peshën e djegieve nga anarkistë që përfitojne”, shkruan Papa në një postim në rrjetet sociale.