Konklave e kardinalëve nuk ka mundur dhe në dy votimet e paradites së sotme të gjej 2/3 e votave për emrin e Papës së ardhshëm.
Kujtojmë që votimi i parë i 133 anëtarëve të konklavës për të zgjedhur papën e ri mbrëmë ishte i pafund dhe si rezultat nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i zi. I gjithë procesi zgjati mbi tre orë, shumë më tepër sesa ishte parashikuar në sallën e shtypit të Vatikanit.
Gjë që mund të jetë për shkak – deri diku – të numrit rekord të zgjedhësve kardinalë dhe faktit që ata vijnë nga shtatëdhjetë e një vende të ndryshme, por edhe të fjalimit të kardinalit italian Raniero Cantalamessa, i cili ishte më i gjatë se sa pritej dhe disa kardinalë kishin nevojë për ndihmë me përkthimin.
Dje u zhvillua vetëm një votim, por që nga sot 133 kardinalët do të zhvillojnë katër votime, dy në mëngjes (në orën 10:30 dhe 12:00) dhe dy në pasdite, derisa të paktën 89 prej tyre të zgjedhin të njëjtin emër. Nëse tymi i bardhë ende nuk del, i njëjti proces do të vazhdojë çdo ditë.