Selaniku në flakë në përvjetorin e vrasjes nga policia të adoleshentit grek-VIDEO

203
Sigal

Incidente të rënda shpërthyen mbrëmjen e sotme në Selanik, në 14-vjetorin e vrasjes nga policia të adoleshentit Aleksandros Grigoropoulos.

Atmosfera nuk vonoi të bëhej shqetësuese, menjëherë pas përfundimit të marshimit.

Kontejnerëve të mbetjeve ju vu flaka, dhjetëra kokteje molotov krijuan një atmosferë mbytëse, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me përdorimin e kimikateve.

Deri më tani janë bërë të paktën 15 arrestime, ndërsa tensioni është ulur pak para orës 21:00 me orën lokale. Forca të shumta policore janë vendosur në zonë.

Tensionet u regjistruan pas përfundimit të marshimit, kur protestuesit me kapuç ngritën barrikada në rrugën ‘Olimpi’.

Dëme janë shkaktuar në makina të parkuara, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar mjetet e Shërbimit Zjarrfikës për të shuar flakët në kontejnerët e mbetjeve.

Selaniku në flakë në përvjetorin e vrasjes nga policiaSelaniku në flakë në përvjetorin e vrasjes nga policiaSelaniku në flakë në përvjetorin e vrasjes nga policia