Mali Everest së shpejti do të ketë restorantin më të lartë në botë

282
Kur dikush mendon për malin Everest, drekat dhe darkat luksoze janë gjëja e fundit që vjen në mendje. Me rreth 8850 metra mbi nivelin e detit, Mali Everest është mali më i lartë në botë, duke e bërë ngjitjen e saj një nga aktivitetet më të pabesueshme që mund të imagjinohet.
Por, çka nëse mund të keni pak ndihmë për ta bërë të mundur? Si do t’ju dukej ideja e një vafti të përbërë nga shtatë pjata, ndërsa po bën udhëtimin tënd të pamundur? Së shpejti, kjo gjë do të jetë realitet.
Një grup shefash kanë plane për të vendosur një rekord të ri botëror për restorantin më të lartë të ndërtuar ndonjëherë. Nëse ata do të kenë sukses në shërbimin e darkës rreth 3535 metra mbi nivelin e detit në Camp Everest Base, ata do të përmbushnin qëllimin e tyre.
I quajtur “Triyagyoni”, katër kuzhinier kanë për qëllim të marrin dhjetë mysafirë në një udhëtim afërsisht një javë në fund të muajit. Plani është që të fillojë udhëtimi në Lukla, Nepal (afërsisht 3048 meter mbi nivelin e detit, Lukla është një vend i populluar dhe bazë pushimi për këdo që planifikon të shkelë malin Everest), para se ata shkojnë drejt destinacionit përfundimtar, Everest Base Camp.
Sanjay Thakur, kuzhinieri indian, një nga të katërt shefat që qëndrojnë pas kësaj ideje, shprehet në një intervistë për Fine Dining Lovers; “Sfida më e madhe, natyrisht, do të jetë lartësia, e cila do të ndikojë gjithçka”. “Shija e ushqimit do të ndryshojë dhe do të zvogëlohet, kështu që ne do të përgatisim një menu me pjata të jashtëzakonshme, në përputhje me rrethanat, ku aroma do të ketë vendin kryesor”.
Thakur dhe ekipi i tij i kuzhinierëve gjithashtu shpresojnë të rrisin ndërgjegjësimin për çështjet e mjedisore. Për këtë, ata planifikojnë mos të lënë mbetje ushqimore pas përfundimit të tyre. Dekori, i cili do të jetë minimal, do të jetë i përbërë nga pjesë të ndryshme mobiljesh prej druri. “Restoranti do të krijohet brenda një tendë për shkak të rrezikut të lartë të erës gjatë këtij sezoni”. Në total, udhëtimi dhe ushqimi do të kushtojnë rreth 5.600 dollarë (një tarifë që përfshin fluturimet, strehimet dhe ushqimet).