Sekuestrohen 2 tonë drogë / Goditet banda shqiptaro-holandeze e shtrirë në tre shtete

Policia spanjolle në bashkëpunim me autoritetet holandeze dhe belge, kanë goditur një rrjet të trafikut të drogës dhe kanë sekuestruar 2 ton marijuanë. 19 persona janë vënë në pranga, mes të cilëve shqiptarë, të cilët mbanin pozicione kryesore në organizatën kriminale.

14 prej personave u arrestuan në Spanjë, 4 në Holandë dhe 1 në Belgjikë. Në operacionin e shtrirë në tre shtete morën pjesë 300 agjentë, u bastisën 63 banesa dhe objekte në Spanjë, ndërsa u zbuluan 34,000 bimë kanabis, 14 automjete, 20,000 euro dhe një pistoletë.

NOA

Organizata kriminale drejtohej nga holandezë të mbështetur nga shqiptarët, të cilët ishin përgjegjës për gjithçka që lidhej me kultivimin e marijuanës, si dhe nga disa spanjollë që ishin të ngarkuar me logjistikën.

Banda përdorte pasaporta italiane, greke dhe sllovene dhe dokumente identiteti, të gjitha të falsifikuara, për ta bërë të vështirë identifikimin.