‘Nuk jam as serb as malazez’ / Deklarata e Dritan Abazoviç në parlament

267
Sigal

Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviç deklaroi në Parlamentin malazez se qeveria e re që po diskutohet është e para që përfaqëson vullnetin e popullit. Teksa akuzoi partinë e presidentit malazez, Milo Gjukanoviç për situatën katastrofike në vend, Abazoviç u sulmua nga deputetët opozitarë. Ata i kërkuan të merrte qetësues dhe të mos bërtiste.

“Qeveria që deputetët po diskutojnë është e para në historinë e këtij vendi që përfaqëson vullnetin e popullit”, tha sot në Parlamentin e Malit të Zi, kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviç, i cili akuzoi partinë e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, DPS-in për situatën katastrofike në vend.

“Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament. Nuk jam as serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi.”