Obama telefonon kryeministrin grek, Alexis Tsipras

431
Presidenti Barack Obama ka telefonuar kryeministrin grek, Alexis Tsipras, për ta uruar për fitoren në zgjedhjet e 20 shtatorit. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se të dy liderët diskutuan edhe për reformat që fqinji ynë jugor është i detyruar të zbatojë për të kapërcyer krizën. Po ashtu, një temë për të cilën është biseduar, ka qenë edhe kriza e refugjatëve sirianë, pasi një numër i madh i tyre kanë zbarkuar në brigjet greke. Gjithashtu, kreu i Shtëpisë së Bardhë është interesuar për përpjekjet që po bën pala greke për të arritur te një zgjidhje e pranueshme në bisedimet për Qipron.
Sigal