Sanksionet e Perëndimit/ Rusia jashtë sistemit financiar global, në prag të falimentimi si pasojë e borxhit

118
Sigal

Ndërsa Perëndimi po e mban Rusinë jashtë sistemeve financiare globale, Moska po shkon drejt mospagimit të borxhit, ndërsa afrohet afati pagesën e borxhit prej 100 milionë dollarësh.

Tashmë Rusia duhet të paguajë afërsisht 100 milionë dollarë për zotëruesit e obligacioneve ndryshe do dështojë. Sipas Market Insider, Moska ka thënë se ishte përpjekur të paguante investitorët,  por sanksionet e luftës kanë penguar përpjekjet për të përmbushur këto pagesa dhe për të hyrë në infrastrukturën jetike të tregut.

Nëse Rusia nuk arrin të plotësojë detyrimet e saj të borxhit, ajo mund të shkaktojë veprime ligjore nga kreditorët dhe të qëndrojë si një pikë e zezë kundër prestigjit të vendit.

Plus, një mospagim formal mund të komplikojë të ardhmen e Rusisë nëse ajo do të rifitonte përfundimisht aksesin e saj në tregjet globale, në mënyra të tilla si rritja e kostove të huamarrjes, sipas Financial Times.

Pagesat e borxhit fillimisht kishin përfunduar më 27 maj dhe Moska i dërgoi ato në Depozitën Kombëtare të Shlyerjes së Rusisë.

E rëndësishmja, nuk është se Rusia nuk ka fondet për të paguar por mospagesa do të shkaktohej kryesisht për shkak të sanksioneve, në vend të mungesës së parave të gatshme ose vullnetit të Kremlinit.

Që nga fillimi i luftës në shkurt, të ardhurat e vendit nga eksporti i naftës janë rritur në krahasim me vitin 2021.

Edhe me ndalimet e BE-së për naftën, gjashtë blerës evropianë, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, së bashku i kanë paguar Rusisë 40 miliardë dollarë për karburant gjatë tre muajve të parë të luftës.

Biznesi i tyre përbënte gati gjysmën e të ardhurave totale të Rusisë nga eksportet e karburantit.  Vetëm gjatë muajit maj, të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës u rritën me 11% në 20 miliardë dollarë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat i çuan të ardhurat e Moskës në nivelet e paraluftës , tha IEA.