Sanchez: Turistët e huaj mund të kthehen në Spanjë duke nisur nga korriku

30

Turistët e huaj do të mund të rikthehen në Spanjë duke nisur nga muaji korrik, njoftoi sot kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ndërkohë që turizmi ishte pezulluar që prej vendosjes së masave kufizuese në mes të muajit mars.

“Ju njoftoj se duke nisur nga muaji korrik, hyrja e turistëve të huaj në Spanjë do të rifillojë me kushte të larta sigurie”, deklaroi ai në një konferencë shtypi.