“Samurait” sulmojnë stacionin e policisë, 5 të vdekur

2528
Sigal

Policia indoneziane ka qëlluar katër burra të armatosur me shpata pas sulmit ndaj një stacioni policor në ishullin e Sumatrës. Një polic u vra dhe tre vetë u plagosën në sulm.

Autorët sulmuan një furgon në një portë në stacionin e policisë Riau në Pekanbaru të mërkurën, përpara se të vazhdonin sulmin, konfirmoi zëdhënësi i policisë kombëtare Setyo Wasist. Katër kriminelë u vranë dhe një tjetër u arrestua ndërsa përpiqej të arratisej.

Po ashtu thuhet se autorët ishin të armatosur me shpata “Samurai”, raportojnë Reuters dhe AFP. Sulmi la një oficer të vdekur dhe dy të plagosur. Një gazetar që ishte në stacionin policor Riau në momentin e incidentit u plagos gjithashtu pasi u godit nga një makinë.

Vetëm dy ditë më parë, të hënën, 10 vetë u plagosën në një bombardim vetëvrasës, pasi dy motoçikleta shpërthyen në një pikë kontrolli në një stacion policor në qytetin indonezian Surabaya.