Rusët nuk frikësohen nga arrestimet, protesta masive kundër pushtimit të Ukrainës

152
Sigal

Në qytetin e lindjes të presidentit rus, Vladimir Putin, Shën Petersburg, qytetarët kanë protestuar sërish kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Ashtu si në ditët e mëparshme, ata u përballen me prani të madhe të policisë, të cilët shpërndanë dhunshëm protestuesit dhe arrestuan dhjetëra prej tyre.

Gjatë ditëve të fundit, janë arrestuar qindra protestues.

Vala e re e protestave erdhi pasi kritiku Kremlinit, Alexei Navalny, nga burgu bëri thirrje për mitingje të përditshme kundër sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.