Rrëzohet avioni ushtarak / 31 viktima në Filipine

176
Sigal

Ushtria në Filipine thotë se të paktën 31 njerëz humbën jetën dhe 50 të tjerë shpëtuan pasi një avion i tipit C-130 me trupa luftarake në bord u përplas gjatë uljes në një provincë jugore të vendit.

Aksidenti i së dielës pranë aeroportit Jolo në provincën Sulo u mori jetën 29 ushtarëve në bordin e avionit dhe dy civilëve në tokë.

Zyrtarët thanë se disa ushtarë ishin parë tek hidheshin nga avioni para përplasjes dhe shpërthimit në tokë. Ushtria tha se deri në orët e mbrëmjes 17 ushtarë mbetën të pagjetur.

Një komandant ushtarak rajonal tha se nuk kishte gjasa që të ishte qëlluar ndaj avionit. Ai citoi dëshmitarët të kenë thënë se avioni gaboi në ulje, duke tejkaluar pistën dhe pastaj u rrëzua në periferi të aeroportit.