Fitorja e “Podemos”, nisin përgatitjet për bisedimet për koalicion

547
Spanja përballet me pasiguri politike pasi dy lëvizje të reja fituan gati një të tretën e vendeve në në parlament në zgjedhjet e vendit.
Partia kundër masave shtrënguese “Podemos” dhe liberalët “Ciudadanos” korrën fitime të mëdha, ndërkohë që Partia Konservatore Popullore (PP) humbi shumicën.
“Spanja nuk do të jetë më e njëjtë dhe ne jemi shumë të lumtur,” tha kreu i Podemos, Pablo Iglesias.
PP dhe socialistët kishin alternuar drejtimin e qeverisë për më shumë se tre dekada.
Palët tani duhet të fillojnë negociatat për të formuar një koalicion.
PP kishte 28.7% të votave, socialistët 22%, Podemos 20.6% dhe 13.9% Ciudadanos.
Sigal