1 i vdekur e 36 të plagosur bilanci i një aksidenti me makinë me një grup këmbësorësh

440
Të paktën një person ka vdekur dhe 36 të tjerë janë plagosur pasi një makinë përplasi një grup këmbësorësh në pjesën e jashtme të një hoteli në Las Vegas.
Policia beson se përplasja ishte e qëllimshme por terrorizmi është përjashtuar si mundësi.
7 persona janë në gjëndje kritike, sipas raportimeve mjekësore.
Shoferja femër u largua nga vendngjarja , megjithatë është kapur dhe ndodhet në paraburgim. Një fëmijë 3 vjeç ishte brenda makinës në momentin e përplasjes.
“Ne po e trajtojmë këtë si një akt të qëllimshëm,” tha zëdhënësi i policisë Dan McGrath.
Oficeri tha se e dyshuara ishte një femër me ngjyrë rreth të 20-ave.
Më parë, policia tha se përjashtohej mundësia e një akti terrorizmi dhe se tani 20-vjeçarja po i nënshtrohet testimit të alkoolit dhe drogës. Dëshmitarët thonë se në grupin e të aksidentuarve kishte edhe fëmijë.
Sigal