FIFA: Sep Blater dhe Platini pezullohen për 8 vite nga futbolli

535
Komisioni i etikës të FIFA-s ka pezulluar për 8 vjet nga të gjitha detyrat, presidentin Sepp Blatter dhe zëvendësin e tij, Michel Platini. Blatter dhe Platini akuzohen për korrupsion.
Kjo është një masë më e lehtë për dy drejtuesit kryesorë të futbollit botëror po të kemi parasysh se në fund të nëntorit Dhoma e hetimit të Komisionit të etikës të FIFA-¬s, kërkoi që dënimi për drejtuesin e UEFA-¬s të ishte përjashtimi përjetë. Presidenti i FIFA-¬s dhe presidenti i UEFA-¬s janë në qendër të një hetimi për 2 milionët e marra nga Platini, pikërisht nga Blatter. Platini ishte një kandidat për presidencën e FIFA¬-s, zgjedhje që mbahen më 26 shkurt por me vendimin e marrë sot, ai skualifikohet direkt.
Sigal