Obama-Putin sërish larg në qëndrime për të ardhmen e Bashar Al-Assad

461
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u dakordësuan në gjetjen e një zgjidhje diplomatike për t’u dhënë fund luftës civile në Rusi por palët nuk gjetën asnjë pikë të përbashkët sa i përket presidentit sirian Bashar Al Assad, rreth të ardhmes së tij në politikën e vendit të trazuar, a duhet apo jo të qëndrojë në pushtet. Përgjatë një takimi që zgjati për plot 90 minuta, presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord për të përdorur forcat ushtarake, për të shmanmgur përhskallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Siri, ku javët e fundit kanë zbarkuar edhe forca ushtarake ruse. Shtetet e bashkuara të Amerikës, Franca dhe vendet e tjera aleate po bombardojnë militantët e Shtetit Islamik, të cilët kanë arritur të pushtojnë territore të tëra në Siri dhe Irak, me qëllim për të krijuar kalifatin islamik.

Forcat ruse kanë zbarkuar atje, përfshirë edhe tanke apo avionë luftarakë, duke shtuar edhe më tej tensionin mes SHBA-ve dhe Rusisë, e duke ngritur pikëpyetje e dyshime rreth qëllimit kryesor të Moskës zyrtare. Duke folur pas takimit me presidentin Obama, Putin tha se Rusia ende po peshon idenë se cfarë mund të bëjë për të mbështetur më shumë qeverisë siriane dhe forcat kurde, në luftën e tyre kundër militantëve të shtetit islamik. “Po peshojmë vërtet mundësitë se cfarë mund të bëjmë ekstra për të mbështetur ata që sot ndodhen në fushën e betejës, që rezistojnë dhe luftojnë kundër terroristëve, ISIS mbi të gjitha” tha Putin, duke pranuar prezencën e trupave ruse në terren. “Kemi një mundësi, atë për të punuar dhe për ti zgjidhur problemet të gjithë bashkë” tha Putin referuar takimit të tij me Obamën, takim të cilin zyrtarët amerikanë e cilësuan më shumë si një takim “Biznesi”.

Marrdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë tensionuar ndjeshëm pas aneksimit të Krimesë nga Moska zyrtare në mars të vitit 2014 dhe mbështetjes për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. Më herët gjatë ditës, u duk qartë se marrdhëniet mes dy liderve ishin të ngrira, teksa ata trokitën gotat gjatë drekës ndërsa Obama rezervoi një buzëqeshje gjithashtu të ftohtë për Putin, në shenjë të pastër se kreu i shtëpisë së bardhë nuk e mirëpret afrimin e Putin me Assad. “Marrdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për fat të keq janë në një nivel të ulët dhe kjo është e qartë pa patur nevojë për komentet e mua. Dhe ky nivel në fakt nuk është me iniciativën tonë. Ky është qëndrimi dhe pozicioni i amerikanëve dhe i partnerëve të amerikës” tha Putin. Obama nga ana e tij, tha se shpreson në një bashkëpunim me Rusinë dhe Iranin në përpjekje për ti dhënë fund konfliktetit 4 vjet e gjysmë në Siri. Në kontrast me të, Putin tha se nuk ka asnjë alternativë tjetër përvecse të bashkëpunojë me ushtrinë e Assad për të luftuar Shtetin islamik ndërsa bëri thirrje për krijimin e një koalicioni anti-terrorist ndërkombëtar. 

Por ky apel, sipas Obamës është i kotë, sepse tashmë ekziston dhe vepron në terren një koalicion i tillë. Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se besojnë se bashkimi i forcave ushtarake ruse me ushtrinë e Assad, reflektojnë frikën e këtij të fundit se pushteti dhe fuqia e tij po dobësohen dhe ai do të zgjerojë influencën ruse në këtë rajon. Ata e shohin këtë edhe si një mënyrë që putin ka gjetur për të shtuar influencën e tij në mënyrë tashmë më të egër. Pavarësisht ndasive rreth 2 cështjeve kryesore si Siria dhe Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bashkëpunuar me Britaninë, Kinën, Francën dhe Gjermaninë, në grupin që njihet si P5+1, për të siguruar më herët gjatë verës, marrëveshjen nukleare me Iranin.
Sigal