BREXIT/ Në Angli do të hiqen të gjitha ligjet e BE, do të zëvendësohen me të reja

584
Pas nënshkrimit të Brexit, mijëra ligje të Bashkimit Europian do të ndryshohen në Britaninë e Madhe, duke filluar që nga të drejtat e punëtorëve e deri tek çështjet e ambientit.
Sekretari i Brexit David Davis tha se Shfuqizmi i Ligjeve të Mëdha do të lejojë parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, dhe administratave të Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut, të ndryshojë dhe të përmirësojë ligjet.

Ajo gjithashtu do të përfundojë juridiksionin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Por laburistët paralajmëruar se një gjë e tillë po bëhej pa shqyrtimin e duhur parlamentar.

Vendimi erdhi një ditë pasi Kryeministrja Theresa May nënshkroi Nenin 50, duke filluar procesin i cili do të nxjerrë zyrtarisht Britaninë jashtë Bashkimit Europian në mars të vitit 2019.

Në një deklaratë përballë deputetëve, David Davis tha se shfuqizimi i ligjit do të lejojë bizneset të vazhdojnë të operojnë edhe ditën pasi Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian duke bërë të ditur se rregullat nuk do të ndryshojnë brenda natës.
Sigal