Kërkohej në Kosovë për vrasje, arrestohet 43-vjeçari nga Tropoja

545
Policia e Tropojës ka bërë të mundur arrestimin e një 43-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga shteti i Kosovës për vrasje.
Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë Shpend Demaj, 43 vjeç, banues në Papaj, Tropojë.
Ndalimi i ti është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit të Kosovës.
Ai ishte shpallu në kërkim me kartelë të “Kuqe”, pasi autoritetet Gjyqësore të Gjykatës së Pejës kanë lëshuar Urdhër Arresti nr.PP.no.77/12 , datë 13.07.2012 ndaj tij për veprën penale “Vrasje e rënde me dashje”.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e Shpend Demaj, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pushkë.
Policia thotë se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Sigal