Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA, dyshohet për pako me eksploziv

481
Autoritetet në SHBA janë vënë në alarm pas njoftimeve për një pako të dyshimtë pranë Shtëpisë së bardhë në Washington.
Pakoja e dyshimtë e cila mendohet se është eksploziv është gjetur e mbështjellë pranë gardhit të Shtëpisë së Bardhë. Shërbimet e sigurisë kanë rrethuar zonën, ndërsa është arrestuar një i dyshuar.
Një telefonatë e dyshimtë raportoi që një pako me eksplozivë ishte vendosur përgjatë gardhit në pjesen veriore te Shtëpisë së Bardhë, raportoi WTTG-TV, duke cituar policinë.
Shërbimi Sekret refuzoi të jepte të dhëna për ngjarjen, por zëdhënësja e policisë së Washingtonit, Margarita Mikhaylova tha se autoritetet po hetojnë për një pako të dyshimtë jashtë Shtëpisë së Bardhë, sipas Washington Post.
Presidenti Donald Trump nuk ndodhet në Shtëpinë e Bardhë, pasi është duke shkuar në Hawai.
Sigal