Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës, reagon BE

88
Sigal

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është pyetur për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga njësia speciale e Serbisë. Në një konferencë për shtyp në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, ai tha se këtë çështjen urgjente po e ndjekin nga afër dhe se janë në kontakt me të dyja palët dhe KFOR-in.

“Kjo është çështje që po e ndjekim nga afër dhe është një çështje urgjente. Jemi në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in që është i rëndësishëm në këtë kontekst për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Ne nxisim Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga ndonjë veprim apo reagim që do t’i kontribuonte tensioneve që janë të rritura”, tha zëdhënësi i BE.

Stano përsëriti se masa e marra ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe se do të hiqen nga rendi i ditës kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërmerr hapat që kërkohen nga ai për të ulur tensionet.