Kryeministri Valls: 1300 xhihadistë gati për të sulmuar, vendi në alarm

555
Sigal

Kryeministri i Francës, Manuel Valls lëshon alarm për numrin gjithnjë në rritje të militantëve radikalë që mund të kryejnë sulme terroriste në Francë.

Sipas deklaratave të tij janë mijëra persona, dhe flitet për rreth 1,300 persona të përfshirë në grupet ekstremiste të xhihadistëve. Këto shifra flasin për një rritje me 130% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në Francë dhe kryeministri Valls bëri të ditur se qeveria ka planifikuar një paketë ekstra prej 425 milionë eurosh të dedikuara për luftimin e terrorizmit gjatë tre vjeçarit të ardhshëm.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme prokurori i vendit njoftoi se janë dënuar 4 persona nga grupi i 12 të arrestuarve, të dyshuar si bashkëpunëtorë të terroristëve të sulmeve në Paris dy javë më parë.

Pas hetimeve intensive rezultoi se tre prej tyre ishin bashkëpuntorë të Amedy Coulibalit dhe se kanë furnizuar me armë pengmarrësin e supermarketit ku mbetën të vrarë 4 hebrenj. Qindra policë mbajnë nën kontroll sigurinë në vend, në ambientet publike e pikat më të frekuentuara të Parisit, veçanërisht shkollat, kishat dhe xhamitë