Rrëmbehen 17 punëtorë turq në Irak, nga persona të armatosur

423
Të paktën 17 punëtorë turq ndërtimi janë rrëmbyer nga disa persona të armatosur në kryeqytetin e Irakut në Bagdad, njoftojnë zyrtarë irakianë. Punëtorët turq janë punonjës të një kompanie që po ndërton një kompleks sportiv. Ata po flinin në disa makina-rulotë kur personat e armatosur i rrëmbyen. Deri më tani nuk dihet ende as identiteti dhe as motivi i rrëmbimit të punëtorëve. Turqia ka nisur kohët e fundit sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik ISIS në veri të Irakut dhe ka lejuar aeroplanët amerikanë të përdorin bazat e saj për të bombarduar xhihadistët.
Sigal