Rrahu punëtorin dhe e detyroi t’i puthte këmbët, urdhërarrest për Princeshën

887
Një gjykatë franceze ka lëshuar urdhërarrest për Princeshën Hassa bint Salman, vajzën e Mbretit Salman të Arabisë Saudite.
Princeshë Hassa akuzohet se ka urdhëruar bodiguardin të rrahë një prej punëtorëve në apartamentin e saj në Avenue Foch, në Paris.
Viktima e dhunës thotë se ai kishte shkrepur një foto të dhomës ku do të punonte, teksa princesha kishte dyshuar se ai do t’i shiste pamjet, raporton media franceze.
Bodiguardi është vënë tashmë para akuzave në lidhje me incidentin që ndodhi në vitin 2016.
I dhunuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pretendon se është grushtuar, lidhur dhe detyruar t’i puthte këmbët princeshës. Sipas dëshmisë, ai po ashtu ishte nuk u lejua të largohej nga apartamenti për disa orë, raporton AFP.
Princeshë Hassa, vëllai i së cilës është trashëgimtari i fronit, Princi Mohammed bin Salman, raportohet se është larguar nga Franca pak pas incidentit.
Sigal