Kjo murgeshë është personi më i vjetër në botë: Ja çfarë pi ajo çdo ditë

160
Sigal

Një murgeshë 118-vjeçare që jeton në një shtëpi për të moshuarit në Francë është bërë personi më i vjetër i gjallë në botë, sipas rekordeve botërore Guinness.

Motra André është gjithashtu murgesha më e vjetër e gjallë në botë dhe murgesha më e vjetër ndonjëherë. E lindur si Lucile Randon më 11 shkurt 1904, Motra André ia ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës shërbimit fetar. Para se të bëhej murgeshë katolike, ajo kujdesej për fëmijët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas kaloi 28 vjet duke u kujdesur për jetimët dhe të moshuarit në një spital.

Ajo është gjithashtu e mbijetuara më e vjetër në botë nga Covid-19. Sipas Guinness, ajo u infektua në fillim të vitit 2021 dhe u shërua plotësisht brenda tre javësh, pikërisht në kohën e ditëlindjes së 117-të.

“Mendoj se do të isha më mirë në parajsë, por Zoti i mirë nuk më do ende,” tha ajo për kanalin televiziv francez RMC Story, duke e cilësuar titullin një “nder të trishtuar”.

Motra André pëlqen shumë çokollatën dhe verën. Ajo pi një gotë verë çdo ditë, konfirmoi për CNN.

Motra André u bë më e moshuara në botë pas vdekjes së Kane Tanaka, një gruaje japoneze e certifikuar më parë si personi më i vjetër në botë, që ndërroi jetë në moshën 119-vjeçare më 19 prill.

Sipas shumë studimeve, vera ka shumë përfitime për jetëgjatësinë sepse mbron trurin nga sëmundjet që vijnë me plakjen; përmirëson kujtesën; ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës; promovon shëndetin e syve; ul rrezikun e kancerit; përmirëson shëndetin dentar; ul nivelet e kolesterolit; ndihmon në parandalimin e ftohjes.