Kush e porositi eliminimin e dhëndrit të Qazim Sejdinit? Vrasja duhej të kryhej dy vite më parë (Detajet e reja)

177
Sigal

Oficerët e  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mësohet se kanë marrë në pyetje Nuredin Dumanin, të shumë kërkuarin e drejtësisë i cili u arrestua pas një përplasje me armë në Papër të Elbasanit.

Burime raportojnë se Dumani është marrë në pyetje nga oficerët e BKH, apo siç njihet ndryshe FBI shqiptare, për një ngjarje që daton rreth dy vite më parë në Elbasan. Raportohet se  Nuredin Dumani ka qenë i kontaktuar nga një grup kriminal që operon në Elbasan, për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin

Nuredin Dumani ka qenë i kontaktuar nga një grup kriminal që operon në qytetin e Elbasanit, për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin. Detaje  që “fshihen” pas arrestimit të një ndër më të kërkuarve të drejtësisë shqiptare, atë të Nuredin Dumanit. Vrasja në fjalë ishte porositur të ndodhte rreth dy vite më parë, dhe  Nuredin Dumani për të realizuar misionin e marrë për sipër, ishte vendosur dy muaj në një zonë të Elbasanit, ku do të studionte të gjithë lëvizjet e Sokol Sanxhaktarit për të gjetur momentin e duhur për ta eliminuar. Aktualisht Sanxhaktari është i dënuar për një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria e Elbasanit është duke hetuar me qëllim hedhjen dritë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, që më pas çoi në arrestimin e Nuredin Dumanit. Po ashtu mësohet se Nuredin Dumani është marrë në pyetje nga oficerët e Byros Kombëtare të Hetimit. Gjatë hetimeve, oficerët e BKH kanë pyetur Dumanin lidhur me objektivin që ai kishte për të eliminuar dhe për porositësit, si dhe për ngjarje të tjera që janë të lidhura pas emrit të Nuredin Dumanit.