Theresa May kërkon mbështetje serioze për planet e Brexit

483
Sigal

Kryeministrja britanike Theresa May u ka bërë thirrje liderëve të Bashkimit Europian të fokusohen për arritjen e një marrëveshje “Brexit” në dy muajt që vijnë, duke thënë se negociatat nuk do të shtyhen.

Në një darkë në Salzburg, ajo u tha 27 homologëve prioritetet që kanë të bëjnë me ekonomikë.

Ka sugjerime se Mbretëria e Bashkuar do të sjellë ide të reja edhe përsa i përket premtimeve në lidhje me Irlandën e Veriut.

Këto deklarata vijnë pasi kryeministrja insistoi se Bashkimi Europian duhet gjithashtu të rimendojë qëndrimet e saj në kufi.

Në fjalën e saj, May zbuloi propozimet e saj serioze për bashkëpunimin e ardhshmën mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian.